Twitter parashikon ecurinë e kompanive

27/03/2012 14:00

Twitter nuk është vetëm një tregues i humorit dhe aktiviteteve të abonentëve të tij, por mund të përdoret edhe për të parashikuar ecurinë e veprimeve të ndërmarra në një ndërmarrje.

Kështu thotë një studim i koordinuar nga universiteti i Kalifornisë, i prezantuar në konferencën ndërkombëtare për kërkimet dhe të dhënat e internetit, që u mbajt në Siatëll.

I testuar në katër muajt kur bursa e Nju Jorkut ka humbur 4.2 për qind, metoda ka mundësuar reduktimin e humbjeve në 2.4 për qind, numri më i ulët krahasuar me sistemet e tjera automatike.


Rrjeti social
, aktualisht në kërkim të fitimeve, synon të arrijë një publicitet më të madh për të hapur rrugën drejt ofertës fillestare, që është ende e parakohshme.


I “lindur” nga Jack Dorsey
, fillimisht Twitter nuk merrej aspak në konsideratë ndërsa sot po revolucionarizon botën e informacionit duke i bërë konkurrencë edhe agjensive të shtypit dhe gazetave online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA