Vizitë surprizë në Pekin e administratorit të deleguar të “Apple”, Tim Cook. Pasardhësi i Steve Jobs do të takohet me disa eksponentë të rëndësishëm të biznesit kinez.
Megjithatë, nuk dihet nëse ai do të takohet edhe me krerët e shoqërive telefonike “China Unicom” dhe “China Telecom”, me të cilat janë bërë marrëveshjet për shitjen e iPhone-ve.
Ndërkohë, nuk janë parashikuar takime me përfaqësuesit e kompanive “Proview” dhe “Foxconn”, ndërmarrja që monton produktet e “Apple” dhe që akuzohet se i detyron punëtorët të punojnë në kushte të rënda.
Gjithësesi, pak kohë më parë në fabrikën në fjalë nisën një seri verifikimesh, pikërisht pas zërave që qarkulluan mbi kushtet e vështira të punës dhe trajtimin e punonjësve si skllevër.
Top Channel