Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze
Prostitutat në Spanjë kanë vendosur të shpallin një grevë të përgjithshme ndaj të gjithë bankierëve, të cilëve do t’u refuzohet shërbimi i tyre deri në lehtësimin e kushteve të marrjes së kredive.
Vajzat eskort, siç quhen ndryshe prostitutat e shërbimit të lartë të specializuara në dërgimet në banesa, shprehin kështu “solidarizimin e tyre me familjet spanjolle në vështirësi”.
Bankierët janë midis klientëve të rregullt të këtyre vajzave dhe ato nuk kanë ndërmend të realizojnë shërbime për ta, deri në ndryshimin e rregullave për marrjen e një kredie, me qëllim që të bëhet më e lehtë për spanjollët e zhytur në borxhe që të marrin hua bankare.
”Ndërsa shumë spanjollë duhet të vuajnë për bukën e gojës, këta bankierë janë në gjendje të paguajnë për një orë shërbim minimumi 300 euro dhe këto janë tarifat më të ulta. Kjo tregon se sektori bankar është i vetmi që nuk është në krizë në këtë vend dhe ne duam të bëjmë tonën për të kontribuar në këtë drejtim”, u shpreh një drejtuese e sindikatës së vajzave eskort.
”Kemi tre ditë që kemi shpallur grevën ndaj bankierëve dhe nuk jam e sigurt nëse ata mund të durojnë edhe shumë kështu”, deklaroi një prostitutë, e identifikuar si Ana M.
Top Channel