Mario Gotze rinovon me Borussia Dortmund

27/03/2012 18:00

Mario Gotze ka rinovuar kontratën me Borussia Dortmund deri në 30 qershor të vitit 2016.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë talenti i ri gjerman. 19-vjeçari është një nga lojtarët më premtues të Gjermanisë dhe ishte pjesë e rëndësishme e verdhezinjve në fitimin e titullit kampion sezonin e kaluar.

Gotze është i dëmtuar dhe vetëm ditët e fundit i është rikthyer stërvitjes me shokët e ekipit.

“Të gjithë e dinë se sa mirë ndihem në Dortmund. Vendimi për të zgjatur kontratën nuk ishte i vështirë. Ekipi është në një periudhë zhvillimi dhe unë dua të jem pjesë e këtij ekipi kur të formohet plotësisht”, theksoi mesfushori.

Borussia Dortmund është aktualisht kryesues i Bundesligës me pesë pikë distancë nga Bayern Munchen dhe ka arritur finalen e Kupës së Gjermanisë ku do të përballet sërish me bavarezët.

Top Channel