Korçë, ekspozitë me punime artizanale
27/03/2012 00:00
Është çelur në Korçë ekspozita me foto dhe punime dore nga Bitola. Aktiviteti i organizuar si bashkëpunim mes grave të Bitolas në Maqedoni dhe grave korçare ka sjellë para qytetarëve një sërë punimesh dhe objektesh me interes.
Mes punimeve artizanale kanë spikatur ato në dru dhe gur. Një prej punimeve më të veçanta ka qenë një çezmë e improvizuar në gur e cila do t’i shtohet parkut “Rinia” të qytetit.
Ky projekt i shndërruar tashmë në një traditë për Bashkinë e Korçës, ka për qëllim ndërthurjen e kulturave dhe shpalosjen e tyre para qytetarëve për t’i bërë sa më të njohura.
Top Channel