Berisha në prill në Uashington

27/03/2012 19:50

Disa muaj pas qendrimit 1-javor në Nju Jork, ku merr pjesë zakonisht në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Sali Berisha do të vizitojë sërish Shtetet e Bashkuara.

Këtë herë ai do të jetë në Uashington. Top Channel ka mësuar se vizita e kryeministrit Berisha në Uashington merr shkas nga një ftesë e Muzeut Amerikan të Holokaustit, i cili është dhe memoriali zyrtar i Shteteve të Bashkuara për Holokaustin.  

Për lajmin e kryeministrit Berisha në Uashington ka fare pak të dhëna, ndërsa detajet ende mungojnë. Megjithatë, mësohet se nuk është lënë në hije një vizitë në Departamentin e Shtetit.

Kryeministri Berisha ka qenë atje 3 vjet më parë, ku është takuar me Sekretaren e Shtetit, Hilary Clinton. Në axhendën aktuale të vizitës së kreut të qeverisë janë parashikuar takimet në nivel të lartë në Departamentin e Shtetit.

Lajmi nuk konfirmohet deri tani nga burimet zyrtare, por deri në prill, kur kryeministri do të shkojë në Shtetet e Bashkuara ka ende kohë dhe deri atëherë do të zbulohen edhe detaje nga vizita e  kryeministrit në Uashington DC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA