Bajern Mynih mbërrin në Marsejë

27/03/2012 00:00

Bajerni i Mynihut ka arritur në Marsejë, ku të mërkurën në mbrëmje do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Olimpikut vendas.

Trajneri Jupp Heynckess ka marrë me vete 20 lojtarë për këtë takim dhe mes tyre është i pranishëm edhe mesfushori Bastian Schweinsteiger, i cili ka humbur ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi.

“Do të vendos të mërkurën nëse do e grumbulloj apo jo Bastianin”, është shprehur tekniku gjerman.

Me ekipin nuk kanë udhëtuar mbrojtësit Daniel van Buyten dhe Breno, të dy të dëmtuar.

“Duhet të përpiqemi të shënojmë një gol për ta pasur më të thjeshtë takimin e kthimit. Nuk do e kemi të lehtë”, theksoi Karl Heinz-Rummenigge.

Top Channel