Tenis, WTA Miami, Williams kalon Stosur

26/03/2012 22:10

Tenistja amerikane, Serena Williams në rastin e parë që iu dha për t’u hakmarrë ndaj australianes Samantha Stosur, e bën duke e eleminuar atë nga turneu i Majemit, WTA.

Willimas e mbylli takimin në dy sete duke fituar të parëin 7-5 dhe të dytin 6-3.

Pas kalimit të Stosur, tenistja amerikane e sheh veten në gjysmëfinale, ndërkohë që Stosur dështon në WTA Miami duke mos arritur të përsërisë suksesin e shtatorit të vitit të kaluar, kur në finale e US Open mposhti pikërisht Serena Williams.

Top Channel