Superliga, Skëndërbeu merr kryesimin

26/03/2012 20:05

Skëndërbeu ka marrë për herë të parë kryesimin në Superligën Shqiptare, pas fitores së arritur në Kamëz dhe barazimit të marrë nga Tirana në kryeqytet, përballë Vllanizë.

Një gol i vetëm i Muzakës, në mesin e pjesës së dytë, i mjaftoi kampionëve në fuqi për të kaluar provën e vështirë në periferinë e kryeqyetit.

Nga ana tjetër, në një ndeshje të zhvilluar me prozhektorë në stadiumin “Qemal Stafa”, Tirana humbi kryesimin e mbajtur për tre javë, pasi ekipi i Rudi Vatës rezultoi një “kockë më e fortë” nga sa ishte menduar dhe arriti të shkëpuste një pikë në këtë transfertë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ditën e hënë, Kastrioti përmbysi disavantazhin e pjesës së parë ndaj rivalëve të Bylisit dhe rimori vendin e katërt, në të cilin Flamurtari ishte ngjitur me fitoren e së dielës në Pogradec.

Pas javës së 18-të të Superligës, renditja paraqitet si më poshtë
1. Skëndërbeu        41 pikë
2. Tirana                40
3. Teuta                 37
4. Kastrioti              31
5. Flamurtari           30
6. Vllaznia              24
7. Bylis                   23
8. Shkumbini          23
9. Laçi                    20
10. Kamza              18
11. Tomorri             17
12. Pogradeci          14
13. Apolonia            11
14. Dinamo              8

Top Channel