Shkodër, dëmtohen argjinaturat

26/03/2012 00:00

Argjinatura që ndodhet në fshatin Daragjat të komunës Dajç në Nën-Shkodër pak muaj pas ndërtimit është dëmtuar.

Zona ku është ndërtuar argjinatura ka qenë një nga pikat kryesore në të cilën prurjet e lumit Buna dhe Drin, që bashkohen pak kilometra pa mbërritur në Daragjat, kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetra fshatrave në Shkodër.

Kjo argjinaturë ishte ndërtuar për të pritur prurjet dhe devijuar rrjedhen e lumit në mbrojtje të fshatrave të Komunës Dajç dhe Bërdicë.

Argjinatura e Darragjatit ka një gjatësi prej 150 metrash dhe lartësi 7.5 metra në të cilën janë hedhur 16 mijë metër/kub beton dhe gurë.

Në lidhje me masat anti-përmbytje për zonën e nën-Shkodrës, Banka Botërore i dha qeverisë shqiptare një fond  prej 10 milion dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB