Veshja mund të tregojë jashtëzakonisht shumë për karakterin dhe personalitetin e një femre.
Të paktën, ky është vlerësimi i psikologes klinike Jennifer Baumgartner, e cila publikoi në SHBA një libër që zbulon anë të ndryshme të personalitetit nëpërmjet garderobës.
Kështu, në librin e saj ajo argumenton se një dekolte e dukshme, është një shprehje e qartë e dëshirës për pushtet dhe tregon se femra që e mban ndihet e sigurt.
Nga ana tjetër, vendosja e bizhuterive të shtrenja dhe të shumta në pjesë të dukshme të trupit konsiderohet nga psikologia se shpesh herë është vetëm një tentativë për të fshehur probleme financiare apo forma të depresionit.
Në libër, femrat që paraqiten në punë me këmisha të mbyllura deri në kopsën e fundit apo që përshtasin veshje burrërore, transmetojnë një lloj “dobësie”, ndërsa shprehin me veprime se “qënia femër do të thotë dobësi”, ndaj ato nuk duan të identifikohen me gjininë e tyre.
Megjithatë, përfundimi më i çuditshëm i psikologes ishte se veshja me xhinse dhe bluzë të zakonshme, përgjithësisht fsheh ndienja faji dhe paaftësi për të marrë përsipër përgjegjësi të një moshe më të rritur.
”Të gjitha sjelljet tona, duke nisur nga ushqime që hamë, konceptet që adoptojmë dhe gjithçka tjetër, motivohen nga faktorë të brendshëm”, shprehet Baumgartner.
Në librin e saj, ajo flet edhe për aspekte të tjera të raportit të një gruaje me garderobën, duke interpretuar nevojën për të realizuar blerje në mënyrë të vazhdueshme apo identifikimin e shpehtë që ndodh me një stil të caktuar veshjeje.
Top Channel