22 vjet më parë, më 26 mars të 1990-s, rinia e Kavajës nisi revoltën e hapur ndaj diktaturës.
Arrestimet e kryera në ndeshjen historike Besa-Partizani do të zgjonin protestën masive ndaj një regjimi që cënonte hapur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
Në kuadrin e 22-vjetorit të revoltës së parë anti-komuniste në Kavajë, bashkia e qytetit ka organizuar një varg aktivitetesh përkujtimore dhe sportivo-kulturore, në nder të gjithë qytetarëve kavajas që patën guximin të dilnin kundër regjimit më të egër komunist në Europë.
Aktivitetet kanë nisur me vendosjen e kurorave në qendër të qytetit të shoqëruara me fjalimet e rastit.
Në këtë ditë është organizuar dhe një tur çiklistik Kavajë-Fier dhe kthim në të cilin morën pjesë çiklistët e Kavajës, Durrësit, Elbasanit dhe Partizanit.
Të tjera aktivite ishin në axhendën e kësaj dite, ku vlen të përmendet ndeshja e futbollit në stadiumin “Besa” të qytetit mes veteranëve të ekipeve Besa-Tomorri dhe një koncert në qendër të qytetit me pjesëmarrjen e këngëtarëve të mirënjohur në vend.
Kjo ditë përkujtohet në nderim të të gjithë atyre dhe vetë qytetit që theu heshtjen duke kundërshtuar frikshëm organet e aparatit shtetëror të diktaturës duke shënuar dhe fillimet e lëvizjes demokratike në vend.
Top Channel