Cristiano-Messi, luftë e ashpër për gola

26/03/2012 12:00

Duhen edhe nëntë ndeshje nga përfundimi i kampionatit spanjoll të futbollit dhe përveç kureshtjes për të marrë vesh se kush do të marrë kurorën e kampionit vëmendja është e përqendruar gjithashtu në trofeun e golashënuesit më të mirë, ose siç quhet në Spanjë: “Pichichi”.

Cristiano Ronaldo dhe Messi, liderët e Real Madrid dhe Barcelona, kanë secili nga 35 gola të shënuar në kampionat dhe në javët e mbetura pritet që këta dy yje të futbollit botëror të shënojnë edhe shumë gola të tjerë.

Të dhënat tregojnë se Messi i ka shënuar golat e tij në këtë mënyrë: 29 me këmbë, 1 me kokë, 2 me goditje dënimi dhe 3 me 11-metërsh.
Golat e Cristianos janë shënuar kështu: 21 me këmbë, 4 me kokë dhe 10 me 11-metërsh.

Vitin e kaluar Cristiano Ronaldo fitoi trofeun Pichichi me 41 gola të shënuar, por këtë vit kjo shifër duket se nuk do të mjaftojë për triumfin personal të portugezit apo argjentinasit.

Top Channel