Champions, Milan i beson Nestës

26/03/2012 11:40

Mungesa e Thiago Silvës në mbrojtjen e Milanit ka shkaktuar alarm tek ekipi kuqezi dy ditë para supersfidës së San Siros ndaj Barcelonës.

Sipas sportmediaset.it, Allegri do i besojë veteranit Alessandro Nesta vendin e brazilianit të dëmtuar. Përkrah italianit, i cili i ka kaluar problemet muskulare por nuk është në formën e tij më të mirë, do të luajë Philippe Mexes, ndërsa Daniele Bonera do të spostohet në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Një tjetër variant është dyshja Bonera-Mexes në qendër me Zambrotta në krah të djathtë.

Ndeshja e së mërkurës, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, do të drejtohet nga arbitri suedez Jonas Eriksson.

Ky gjyqtar ka arbitruar vetëm një herë si kuqezinjtë ashtu edhe blaugranat: në sezonin 2008-2009 Milan ka barazuar 2-2 me Werder Bremen (ndeshje e Kupës UEFA), ndërsa në sezonin 2010-2011 Barcelona ka fituar 2-0 ndaj Rubin Kazan (ndeshje e Ligës së Kampioneve).

Top Channel