But Lauw Tjon Eng, lëkura e të cilit është prekur nga një tumor i rrallë, nuk del kurrë në rrugë gjatë ditës për të mos trembur njerëzit por kjo gjë ka bërë që në moshën 51-vjeçare të mos ketë provuar ende puthjen e parë.
Gjithashtu burri indonezian nuk shikohet në pasqyrë sepse është i frikësuar nga reflektimi i vetes. Gunga të vogla filluan t’i dilnin në lëkurë që kur ishte 5 vjeç dhe tani këto shenja janë zmadhuar duke i mbuluar të gjithë trupin.
Tjon Eng del për të bërë pazar vetëm natën dhe mundohet të mbulojë fytyrën sa më shumë të jetë e mundur.
“Nuk kam asnjë foto timen sepse e urreja këtë gjë në trupin tim. Jetoj vetëm dhe ndihem shumë i vetmuar. Nuk punoj sepse nuk më punëson njeri me këtë pamje që kam. Janë motrat ato që më japin para për t’u ushqyer”, shprehet 51-vjeçari.
“Shpresoj që një ditë të kurohem sepse dua të kem një grua dhe fëmijë. Dua të jetoj normalisht si gjithë të tjerët”, shton Tjon Eng.
Top Channel