21 Janari, Rama: Hetimet drejt fundit

26/03/2012 00:00

Pas takimit me ministrin kosovar të drejtësisë Hajredin Kuci, kryeprokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë Ina Rama foli edhe për procesin hetimor per ngjarjen e 21 janarit në të cilën humbën jetën katër shtetas shqiptar.

“Hetimet e 21 janarit janë në mbyllje të tyre. Ne kemi shtyrë afatin për t’u mbyllur dhe besoj se do të respektohe ky afat i dytë, brenda këtij afati të shpallur më parë do të mbyllen hetimet për atë pjesë që po heton Prokuroria e Tiranës”, tha kryeprokurorja, Ina Rama.
 
Ndërkohë, e pyetur për vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka hequr akuzën për vrasje në ngjarjen e Gërdecit, kryeprokurorja shqiptare dha këtë përgjigje:
 
“Është vlerësimi i gjykatës. Ne kemi ngritur një akuzë tjetër dhe kemi mbrojtur një akuzë tjetër dhe gjithashtu kemi apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për atë kualifikim ligjor që ka bërë ndryshe nga akuza që prokuroria shqiptare ka ngritur”, deklaroi Ina Rama.
 
Gjatë takimeve në Prishtinë, të dyja palët u pajtuan që të forcohet bashkëpunimi  mes prokurorisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në kuptimin e avancimit të sistemit ligjor në përputhje me standardet europiane, si dhe në luftimin e krimit të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB