Skandali i pingpongut

25/03/2012 15:00

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ish-kampionin e pingpongut, por me detyrë më të fundit sekretar i Federatës Shqiptare të Pinpongut, dhe e ka dërguar atë të pandehur në gjykatë për akuzën e mashtrimit më shumë se një herë, korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentash.

Sipas kërkesës për gjykim të depozituar nga prokurorët e njësisë task force, sekretari i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Arben Sorra, së bashku me shtetasit Fotaq Koçi dhe Clirim Sukaj në bazë të përgjimeve telefonike po tentonin të dërgonin në mënyrë klandestine shtetas shqiptarë në Kanada kundrejt një pagese prej 5 mijë eurosh deri në 6 mijë euro.

Skema sipas prokurorit të dosjes ishte kjo duke qenë se në muajin gusht 2011 kishte një kampionat ndërkombëtar të pingpongut  në Kanada të padehurit dyshohet se do të dërgonin  shtetas shqiptarë sikur të ishin sportisrë të Federatës duke i pajisur ata me dokumentat përkatëse.

Për këtë prokurorët kanë bashkangjitur dy volume me përgjime telefonike të kryera si në Shkodër edhe në Tiranë edhe përgjimet ambientale të kryera në vende të ndryshme nga njësia e posaçme e hetimit. Personat e interesuar për viza kanadeze, sipas prokurorit, fillimisht regjistroheshin si sportistë në Federatë e më pas emrat e tyre së bashku me sportistët e vërtetë i kalonte konsullates kandeze në Romë.

Hetimet sipas Prokurorisë nisën nga kallzimi i një grupi personash të cilët kanë njoftuar polcinë menjëherë pasi u ishte refuzuar viza se ishin mashtruar dhe se kishin paguar shuma deri në 15 mijë euro duke u regjistruar madje edhe në Federatën e Pingpongut. Prokuroria i ka bashkangjitur kërkesës për gjykim shtatë raste të dokumentatuara që zbardhin skemën e mashtrimit dhe korrupsionit pasiv të të dyshuarve të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA