Shayk “ngroh” plazhet e Majemit

25/03/2012 13:40

Cristiano Ronaldo është një prej meshkujve më me fat të planetit dhe këtë e dëshmoi më së miri e dashura e tij, Irina Shayk, e cila dëshmoi edhe një herë më shumë linjat e saj magjike nga plazhet e Majemit.

E etur për rreze dielli, rusja u shkëput nga axhenda e saj e ngjeshur e punës në SHBA, për të shijuar disa orë relaksi total, në ujrat e Oqeanit Atlantik.

26-vjeçarja shoqërohet në ditët me diell në Florida nga shoqja e saj e ngushtë, Anne V., e cila festonte ditëlindje.

Pas një dite të shkëlqyer, Irina publikoi fotografitë e saj, përfshi disa poza joshëse së bashku me shoqen, në rrjetin shoqëror “Facebook”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA