Scherzinger: Dua të martohem me Lewis Hamilton

25/03/2012 13:20

Nicole Scherzinger është shprehur se dëshiron të martohet me të dashurin e saj Lewis Hamilton dhe të krijojë familje me të.

Këngëtarja, e cila u nda vitin e kaluar nga Hamilton, pilot i Formulës 1, duket e vendosur për t’i propozuar britanikut.

“Do doja të martohesha një ditë, por nuk vendos vetëm unë”, theksoi ish-pjesëtarja e Pussycat Dolls për ‘The Sun’.

Kur u pyet për fëmijë, Scherzinger u përgjigj: “Do të ishte bukur.”

Scherzinger (33 vjeç) dhe Hamilton (27 vjeç) mendohet se u ndanë për shkak se piloti i Formulës 1 nuk donte martesë dhe aq më pak krijimin e një familjeje kur është i përqendruar në karrierë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA