Cristiano Ronaldo, 101 gola me Realin

25/03/2012 00:00

Pa Mourinho në pankinë dhe pa Ozil në fushë, Real Madrid është rikthyer te fitorja duke shkatërruar 5-1 Real Sociedad dhe duke mbajtuar në 6 pikë diferencën me Barçën e cila fitoi 2-0 me Mallorca.

Higuain ishte autori i golit të pare, ndërkohë që 4 golat e tjerë mbajnë firmën e Cristiano Rolando dhe Benzema. Me 2 golat përballë Sociedad, portugezi e çon në 101 numrin e golave të shënuar me fanellën e Real Madrid.

Ndërkohë Barcelona me 10 lojtarë mundi 2-0 Mallorca-n me golat e Messi dhe Pique.

Top Channel