Pasojat e tsunamit shkatërrimtar marsin e 2011-s, janë shfaqur deri në Kanada, një vit pas shkatërrimit që mbolli në Japoni.
Në afërsi të brigjeve kanadeze është pikasur një anije peshkimi japoneze, pa asnjë person në bord. Anija është në gjendje të mirë, pavarësisht se në të duket qartë mungesa e dorës së njeriut; ndryshku. Ajo është regjistruar në qytetin Hokaido në Japoni dhe mendohet se në momentin e vërshimit të dallgës gjigante ka qenë e ankoruar në port.
Tërheqja e ujit sërish në det e ka marrë me vete atë, ashtu sic mori edhe shumë anije e sende të tjera, shumica e të cilave kanë përfunduar tashmë në fund të oqeaneve.
Autoritetet kanadeze thanë se për shkak të kushteve të këqija në det, për momentin është e pamundur ndalja e anijes dhe shtuan se trajektorja e saj po mbikqyret për të shmangur ndonjë aksident fatal me anije të tjera që qarkullojnë në zonë.
Top Channel