Të dielën në orën 02:00 të mëngjesit akrepat e orës lëvizin 60 minuta para duke rikthyer orën verore.
Ora verore zgjat 7 muaj deri të dielën e fundit të muajit tetorit. Ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.
Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë me argumentimin se me realizimin e saj, do të kursehej shumë energji.
Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji.
Top Channel