Trazirat pas vdekjes së bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës
Futeshin nëpër supermarkete apo qendra të mëdha tregtare, merrnin peng kliente femra dhe nën kërcënimin e armëve u rrëmbenin kartat e kreditit dhe kodet e tyre për t’i shfrytëzuar për blerje.
Kjo ishte metoda unike e “bandës së bjondeve” në Brazil, e pagëzuar me këtë emër pasi përbëhej nga gjashtë femra dhe që të gjashta bjonde.
Banda futej nëpër supermarkete e qendra tregtare, vëzhgonte për pak kohë dhe në fund përzgjidhej si viktimë ndonjë kliente e pasur, mundësisht me ngjashmëri në tiparet e fytyrës me njërën nga anëtaret e grupit. Pas procesit të përzgjedhjes hyhej në veprim; marrja peng dhe kërcënimi me armë të ftohtë deri në arritjen e qëllimit, marrjen e kartës së kreditit. Pasi kishin marrë kartën, paraqiteshin në arkë për të kryer blerjet.
Autoritetet braziliane njoftuan se të paktën 50 femra kanë rënë pre e tyre. pas marrjes së dhjetra denoncimeve, policia nisi një hetim që përfundoi me prangosjen e dy prej anëtareve të bandës dhe shpalljen në kërkim të katër të tjerave.
Top Channel