Amerikanët në Afganistan, edhe pas 2014?

24/03/2012 21:50

Megjithëse 2014 është përsëritur disa herë nga administrata amerikane dhe nga vetë Presidenti Obama si viti kur trupat ushtarake do të tërhiqen plotësisht nga Afganistani, mundësia e qendrimit në këtë vend me një përfaqësi të konsiderueshme ushtarake është ende e hapur.

Këtë e ka deklaruar Marc Grossman, i Dërguari i Posaçëm i Uashingtonit për Afganistanin dhe Pakistanin.

“Mendoj se do të na krijohet mundësia e vazhdimit të misionit tonë në Afganistan me një numër tepër të reduktuar trupash, gjithmonë nëse për këtë do të kemi edhe konsensusin e autoriteteve afgane”, deklaroi Grossman në një forum të mbajtur në Bruksel.

Por diplomati amerikan u kujdes të theksojë se misioni i trupave amerikanë që do të qendrojnë në Afganistan, gjithnjë nëse për këtë bie dakort edhe Kabuli zyrtar, do të jetë trajnues dhe nuk do të ketë të bëjë me misionet në terren.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA