Turqia do të ngrijë çdo lloj marrëdhënie me Bashkimin Europian në gjashtë muajt nga korriku në dhjetor, periudhë gjatë së cilës presidenca e radhës do t’i kalojë Qipros.
Në një saktësim mbi qëndrimin turk, Ankaraja qartësoi se do të ruhen marrëdhëniet me Komisionin Europian dhe sidomos me përfaqësuesen kryesore të politikës së jashtme, baroneshën Catherine Ashton.
Lajmin për ngrirjen e përkohshme të marrëdhënieve gjatë presidencës qipriote e dha vetë Ministri i Jashtëm, Ahmed Davotoglu.
Turqia pushtoi ishullin në vitin 1974 me argumentin e abuzimit me të drejtat e pakicës turke, duke imponuar kështu ndarjen e ishullit në Qipron e sotme dhe një Republikë të Qipros Turke, e ndodhur në veri, e njohur vetëm nga Turqia.
Në vitin 2004, një referendum u mbajt në ishull për bashkimin e tij me rastin e antarësimit në BE, por të palët e ishullit votuan kundër. Turqia është shteti i vetëm në botë që nuk njeh Qipron si shtet.
Top Channel