Japonia urdhëroi ushtrinë që të përgatisë sistemin e mbrojtjes raketore, në kundërpërgjigje për lëshimin e planifikuar të një rakete me rreze të gjatë nga Korea e Veriut në muajin prill.
Lajmin e komunikoi Ministri i Mbrojtjes, Naoki Tanaka. Sipas tij, sistemet antiraketë do të vendosen në ishullin e Okinauas dhe do të kenë urdhër specifik që të rrëzojnë raketën, nëse ajo do të kërcënojë territorin e vendit.
Sipas Penianit, raketa do të lëshohet vetëm për të dërguar në hapësirë një satelit, në atë që do të jetë një ditë feste kombëtare, për shkak të lindjes së liderit të parë të vendit, Kim Il-sung.
Lajmi për këtë lëshim është përballur me kritika të gjera, pasi do të dhunojë një rezolutë të mëparshme të Këshillit të Sigurimit, që ndalonte lëshimin e çdo rakete nga ana e vendit komunist.
“Unë kam urdhëruar zyrtarët që të përgatisin sistemin antiraketë PAC-3 dhe anijet luftarake të posaçme për këtë detyrë”, deklaroi Tanaka përpara mediave japoneze.
Vendet e rajonit, Korea e Jugut dhe Kina gjithashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre, për të cilin janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel