Puna dhe vetmia të çojnë në depresion

23/03/2012 10:40

Njerëzit e punësuar që jetojnë të vetëm kanë një rrezik 80% në të lartë nga prekja prej depresonit se sa ata që jetojnë në familje, ishte përfundimi i një studimi të kryer nga një institut finlandez.

Arsyet kryesore që kontribuojnë në këtë gjendje janë kushtet jo të mira të strehimit për shumë femra të vetme dhe mungesa e marrëdhënia sociale tek meshkujt.

Studimi u përqëndrua në 3 500 finlandezë që përdorin ilaçe anti-depresive. Sipas një organizate të përqendruar në problemet e shëndetit mendor, është e domosdoshme që për njerëzit që jetojnë të vetëm, të organizohen takime të shpeshta në të cilat ata mund të komunikojnë me persona të tjerë në të njëjtën gjendje.

Problemi, në dukje i izoluar, po shndërrohet në një fenomen gjithmonë e më shqetësues, duke parë se gjithmonë e më shumë meshkuj dhe femra jetojnë dhe punojnë të vetëm.

”Vetmia dhe izolimi bën që gjithmonë e më shumë njerëz të kenë gjithmonë e më pak hapësirë për të folur për se si ndihen. Diçka e tillë është e keqe dhe mund të shkaktojë kalim në depresion, pasi efektet pozitive të ndarjes së ndienjave me persona të tjerë janë të njohura”, vlerësohej në studim.

”Për këtë arsye, është thelbësore që njerëzit që jetojnë vetëm të kenë trajtime të përshtatshme, si terapitë, bisedat në një mjedis mbështetës dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre, në vend të përdorimit të thjeshtë të andidepresivëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA