Projekti që rikthen avionët supersonikë

23/03/2012 00:00

12 vjet pas tragjedisë së 25 korrikut të vitit 2000, kur një Concord i Air France u përfshi nga flakët në momentin e ngritjes në qiell, e për pasojë 113 pasagjerë humbën jetën, avioni më i famshëm dhe më i shpejtë në histori për pasagjerë, mund t’u rikthehet fluturimeve.

Kjo falë një projekti të inxhinierit Qiqi Uang nga Instituti Teknologjik në Masaçusets. Uang, bashkë me inxhinierë dhe fizikantë nga Universitetit i Stenfordit ka hedhur projektin e tij të avionit me dy krahë.

Pikërisht forma e tij, me dy krahë, që ngjason më shumë me projektet e avionëve në fillimet e aviacionit, shmang atë që shkencëtarët e quajnë “pika Bang”, ose zhurma që shkaktohet në momentin kur avioni tejkalon shpejtësinë e zërit.

Por shmangia e zhurmës nuk është i vetmi përfitim që mbërrin nga projekti i inxhinierit Uang. Simulimi i projektit në kompjuter ka treguar, sipas shkencëtarëve, se modeli i ri i Concord-it është edhe shumë herë më ekonomik. Kjo shpjegohet me faktin se trysnia e ajrit është shumë herë më e madhe poshtë krahëve në këtë avion, se sa në modelet e tjera.

Inxhinieri Uang dhe grupi i tij janë në pritje për të nisur punën për materializimin e projektit të tyre, që do të rikthente në qiell avionët supersonikë, të bllokuar për qarkullim civil në vitin 2003. Por në realitet, sic pranon edhe vetë Uang, projekti është i hedhur në letër që në vitet ’60 të shekullit të kaluar, kur në atë kohë, “profecia” ishte nga inxhinieri dhe fizikanti gjerman, Adolf Busemann.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA