Obama, emërim surprizë për kreun e BB

23/03/2012 16:10

Presidenti Barack Obama ka emëruar akademikun amerikan me origjinë koreane Jim Yong Kim për presidentin e ardhshëm të Bankës Botërore.

Emërimi i presidentit të Dartmouth College, doktor dhe ish-drejtor i departamentit të HIV/Aids në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përbën një surprizë të vërtetë.

Tre vende afrikane kanë miratuar ndërkohë emërimin e ministrit nigerian të Financave, Ngozi Okonjo Iëeala për këtë post.

Një shtetas amerikan ka drejtuar Bankën Botërore që nga themelimi i saj në vitin 1944, por vendet në zhvillim deklarojnë se është koha për ndryshim.

Pavarësisht presioneve në rritje, presidenti Obama e vuri theksin tek eksperienca ndërkombëtare e zotit Kim në deklaratën për shtyp ku njoftonte emërimin e tij.

“Është koha për një zhvillim profesional për të drejtuar agjencinë lider të zhvillimit botëror”, tha Obama në deklaratë.

“Historia personale e Jim është një shembull për diversitetin e madh të vendit tonë dhe eksperienca e tij globale e bën atë një person të përshtatshëm për të gjitha vendet e botës”, thuhet më tej në deklaratë.

Afati për emërimet për të zëvendësuar presidentin aktual të Bankës Botërore, Robert Zoellick është në orën 18:00 me orën e Uashingtonit dhe 22:00 me orën evropiane të së premtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA