 Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze
																		
					
					
					
						Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze						 
								
			Big Ben, kulla-sahat, simbol e Londrës mund të mos jetë më. Jo se mbi të do të vihet dorë për ndonjë shembje të mundshme apo transformim tjetër, por se mund të ndryshojë “identitet”.
Nga Big Ben në Big Liz. Ky është propozimi i një parlamentari britanik. Tobias Ellwood hodhi idenë e pagëzimit të kullës-sahat me emrin Big Liz për nder të mbretëreshës Elisabet II në vitin jubilar të saj.
“Stephens Tower”, sic njihet ndryshe Big Ben, të quhet nga sot e në vazhdim Queen Elizabeth Tower (Kulla e Mbretëreshës Elisabetë) në shenjë mirënjohje për 60 vitet, pa ndërprerje të Mbretëreshës për llogari të vendit”, ka deklaruar parlamentari Ellwood.
Kulla e sahatit u ndërtua në vitet 1830 pas djegies së ndërtesës së hershme të parlamentit britanik. Ora ka një domethënie të vecantë për të gjithë britanikët nën kurorën e mbretërisë. Në të shkruhet në latinisht: “Domine Salvam Fac Reginam Nostram Victoriam Primam”, që në shqip përkthehet: Zot, mbro Mbretëreshën tonë, Viktoria e Parë.
Top Channel