 Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
																		
					
					
					
						Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj						 
								
			Një surprizë aspak e këndshme për Kim Kardashian në ditën e hedhjes së linjës së parfumeve të saj, të publikuar vetëm pak ditë më parë.
30-vjecarja e spektakleve amerikane, në ceremoninë e rastit u shfaq sharmante, e veshur me një palë pantallona dhe xhaketë të zezë dhe një bluzë ngjyrë blu. Por nuk ishte e tillë kur doli, pasi më shumë ngjasonte me një shtëpiake që gjatë gatimit kishte bërë aq shumë rrëmujë në kuzhinën e saj, saqë ishte zbardhur nga mielli.
Gjithcka ka ndodhur teksa Kim po parakalonte e pozonte për fotografët në tapetin e kuq. Ajo u bë viktimë e sulmit me miell. Një grusht i mielli iu hodh në kokë dhe fatmirësisht, dëmi i vetëm që u shkaktua ishte prishja e look-ut të saj.
Truprojet ndërhynë menjëherë duke neutralizuar agresoren, që rezultoi të ishte një grua aziatike. Ajo më pas iu dorëzua policisë për t’u përballur me padinë që mund të ngrejë Kim.
Top Channel