Indi, vdes futbollisti

23/03/2012 00:00

Një futbollist profesionist në Indi ka humbur jetën në një ndeshje futbolli pasi mungonte ambulanca.

27-vjecari, Bangalore Mars, sulmues i Venkatesh ka humbur jetën pas një ataku kardiak në fushë. Duke qenë se nuk kishte ambulancë ai është transportuar me makinë të rastit për në spitalin më të afërt, por atje ka mbërritur pa jetë.

Doktori që e ka marrë në spital ka theksuar edhe një herë se lojtarit i ka munguar ndihma e parë, oksigjeni dhe një mjek për ta shpëtuar, nëse do të kishte pasur një trajtim të tillë ai do të kishte shumë shanse për të jetuar.

Top Channel