Egjipti, ndihmë në karburant për Gazën

23/03/2012 12:45

Egjipti ka vendosur të furnizojë me karburant Rripin e Gazës, në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së mungesës së karburanteve në territorin perëndimor palestinez.

Kajro vendosi që të furnizojë disa termocentrale dhe stacione energjike, të cilat janë mbyllur që prej shkurtit, duke krijuar një krizë energjitike për 1,7 milionë banorët e Gazës, që furnizohen me vetëm gjashtë orë drita në ditë.

Gjithashtu, shërbimet ambulatore janë paralizuar, me operacionet ambulatore të pamundura për shkak të mungesës së karburantit. Taksitë dhe transporti publik është gjithashtu jashtë shërbimit.

Israeli ka vendosi që të lejojë autobotët egjiptianë që të kalojnë nëpërmjet territorit të Karab Abu Salimit.

Kriza energjitike u shkaktua si pasojë e një mosmarrëveshje midis Egjiptit dhe qeverisë së Hamasit, në lidhje me faktin nëse Egjipti mund të tregëtonte karburantin drejtëpërsëdrejti në Gaza apo nëpërmjet Izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA