Australi, shkatërrohet rrjeti i pedo-pornografisë

23/03/2012 00:00

Policia australiane njoftoi shkatërrimin e një rrjeti pornografik me të mitur që çoi në prangosjen e të paktën 13 personave në të gjithë vendin.

Gjatë operacionit u sekuestruan disa kompjutera ku u gjetën mijëra foto dhe video të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur.

U zbulua se rrjeti e kishte bazën në Gjermani, ndërsa operacioni në Australi mori shtysë pas informacioneve të marra nga Interpoli. Personat e prangosur akuzohen se kishin shkarkuar foto, video dhe materiale të tjera pornografike nga interneti me qëllim shitjen e tyre.

Akuzat ndaj tyre janë shumë të rënda dhe nëse shpallen fajtorë, të arrestuarit rrezikojnë deri në 15 vjet burg. Ndërkohë, operacioni i policisë vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Top Channel