Van Nistelrooy mendon tërheqjen nga futbolli

22/03/2012 17:20

Sulmuesi hollandez Ruud van Nistelrooy po mendon tërheqjen nga futbolli profesionist pas përfundimit të këtij sezoni edhe pse ka saktësuar se vendimin përfundimtar do e marrë muajin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse do të vazhdoj të luaj me Malagën apo do të tërhiqem nga futbolli. Mundësitë janë 50 me 50. Në prill do vendos se çfarë do të bëj me karrierën time”, theksoi qendërsulmuesi për mediat spanjolle.

“Kontrata më përfundon këtë sezon dhe jam 36 vjeç. Më duhet të mendohem mirë dhe të flas me drejtuesit e klubit”, shtoi Van Nistelrooy.

Hollandezi u ble nga Malaga verën e kaluar. Më parë ai ka luajtur për Den Bosch, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid dhe Hamburg.

Top Channel