Turqi, aksion kundër kurdëve, 13 viktima

22/03/2012 00:00

Shtatë rebelë kurdë dhe gjashtë ushtarë turq janë vrarë në përplasjet e ndodhura të mërkurën dhe të enjten në juglindje të vendit, në ditën e Sulltan Novruzit.

Forcat turke lëshuan një operacion në shkallë të gjerë gjatë mëngjesit kundër antarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit. Sipas të dhënave zyrtare, u sulmuan disa baza të militantëve në malin Cudi, i ndodhur në krahunën e Sirnakut.

Helikopterë ushtarakë u përdorën për të mbështetur aksionin, më i madhi ndaj rebelëve brenda 2012-s. Për kurdët, pjesë e besimit bektashi, dita e Novruzit shënon fillimin e Vitit të Ri.

Prej kohësh, pjestarët e PPK-së kërkojnë pavarësinë e disa krahinave juglindore nga Ankaraja, për të themeluar shtetin e ri të Kurdistanit. PPK konsiderohet si një organizatë terroriste nga shteti turk dhe shumë vende perëndimore.

Përleshjet vijnë në një moment veçanërisht të tensionuar të marrëdhënieve ndëretnike. Ditën e dielë, në qytetin me shumicë kurde të Diarbakirit, policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe zjarrfikëse kundër demonstruesve.

Top Channel