“Politika ndëshkuese kolektive”/ OKB: Sanksionet e SHBA-së ndaj Kubës po dëmtojnë rëndë jetën në ishull Ushtria siriane nisi ofensivën me tanke në qytetin Hama. Luftime të ashpra po zhvillohen edhe në qytetin Arbaeen, një nga qendrat kryesore të opozitës kundër Presidentit Sirian, Bashar al-Assad.
Ngjarja pason luftimet e së mërkurës në kryeqytetin Damask, ku përballjen e autoriteteve me trupat e Ushtrisë së Lirisë Siriane u vranë 12 persona.
Lagjet lindore dhe ato veriore të Hama-s janë shndërruan në dy fushë-beteja, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas grupeve te opozitës, trupat e viktimave janë varrosur në një nga parqet e qytetit. Dëshmitaret thanë se disa ndërtesa u shkatërruan dhe shumë civilë u plagosën.
Videot e publikuara në “youtube” tregojne tanket që lëvizin në Hama dhe njërin prej tyre që i vihet flaka nga luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane.
Sipas raportimeve, që i referohen BBC, bombardime janë dëgjuar në qytetin Sarmin në provincen Idlib, në veri të Sirisë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Londër, tha se trupat qeveritare po përgatiten për të sulmuar qytetin.
Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara paralajmeruan Sirinë për të bashkëpunuar me planin e paraqitur nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Liges Arabe, Kofi Anan.
Përmes tij kërkohet t’i jepet fund dhunës, të garantohet hapja e korridoreve humanitare dhe tranzicioni politik. Plani është perkrahur nga Këshilli i Sigurimit me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.
Top Channel