Pranvera ka mbërritur plot diell dhe ngrohtësi në bregdet. Duke shfrytëzuar dhe ditën e pushimit, shumë qytetarë nga Durrësi dhe Tirana i janë drejtuar plazhit të për të shijuar rrezet e diellit dhe qetësinë e sezonit.

Frekuentues të bregdetit kanë qenë jo vetëm durrsakë dhe kryeqytetas, por edhe persona të tjerë të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia për të kaluar disa ditë buzë Adriatikut, pas dimrit të gjatë e të acartë të këtij viti.

Temperaturat relativisht të larta për një ditë pranvere kanë nxitur drejt detit mjaft persona, të tjerët kanë shijuar shëtitjet, një vrap të lehtë dhe lojërat me top në rërë. Gjithkush është argëtuar në mënyrën e tij.

Këto ditë janë tepër të favorshme edhe për peshkatarët, duke ofruar prodhime të freskëta deti për restorantet e shumta gjatë gjithë vijës bregdetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA