Pastori themelon një kishë për homoseksualët

22/03/2012 00:00

I përjashtuar nga radhët e klerikëve për shkak se ishte homoseksual, një
pastor evangjelist brazilian ka vendosur të themelojë një kishë për
besimtarët homoseksualë.

Kisha do të inaugurohet të shtunën e ardhshme në Porto Alegro, në Rio Grande do Sul. Themelues është pastori Anderson Zambom, i cili ka vendosur ta quajë “Qyteti i strehëzës”.

Pastori ka thënë se qëllimi i kishës do të jetë përhapja e mesazheve fetare për të gjithë besimtarët, pavarësisht prirjeve seksuale të tyre.

Top Channel