Napoli, finalisti tjetër i kupës

22/03/2012 01:10

Juventus-Napoli do të jetë finalja e kupës së Italisë. Skuadra e drejtuar nga Maxarri ka fituar ndeshjen e kthimit me Sienën me rezultatin e pastër 2-0.

I ka mjaftuar pjesa e parë napolitanëve për të mbyllur gjithcka. Që në minutën e 10-të Vergasola shënon një autogol, duke zhbllokuar ndeshjen, ndërkohë që është Kavani në minutën e 30-të që shënon edhe golin e dytë i mjaftueshëm për të përmbysur humbjen 2-1 në ndeshjen e parë.

Siena u tregua e pafuqishme për të sulmuar rrezikshëm portën e De Sanktis.

Tashmë gjithcka mbetet për t’u parë për finalen e Kupës së Italisë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës më 20 maj, mes Juventusit, i cili një ditë më parë eliminoi Milanin, dhe Napolit.  

Top Channel