Japoni, rritje surprizë e tregtisë

22/03/2012 09:10

Japonia shënoi një rritje surprizë të tregtisë në shkurt, pas një defiçiti rekord të regjistruar në muajin e më parshëm, me rritjen e kërkesës së jashtme.

Rritja ishte me 394 milionë dollarë, ka bërë të ditur Ministria e Financave, ndërkohë që defiçiti i regjistruar në janar ishte në kuotën 1.5 trilionë jen.

Japonisë i është dashur të rrisë importet e energjisë, pasi shumica e çentraleve të saj bërthamore kanë mbetur të mbyllur. Megjithatë, analistët thonë se kjo nuk ishte domosdoshmërisht një faktor në rritjen e tregtisë.

“Të dhënat tregtare ishin një surprizë pozitive pasi rëniet në eksporte ishin më të ulëta nga sa pritej”, deklaroi Taro Saito nga instituti i kërkimeve NLI, në Tokio.

“Megjithatë, është shumë herët të arrihet në përfundimin se ekuilibri i tregtisë i është kthyer tendencës së rritjes”, ka nënvizuar analisti.

Dërgesat përtej detit ranë me 2.7 për qind në shkurt krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat, ndërkohë që parashikimet ishin për një rënie prej 6.5 për qind.

Ndërsa importet u rritën me 9.2 për qind nga viti i kaluar. Përmirësimi i gjendjes së ekonomisë së Shteteve të Bashkuara ka kontribuar në rritjen e kërkesës për mallra japoneze.

“Eksportet në Shtetet e Bashkuara po rriten dhe ne kemi parë shenja se ekonomia amerikane ka dalë nga amullia, gjë që është pozitive për eksportet japoneze”, deklaroi Shuji Tonouchi nga “Mitsubishi UFJ”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA