Shoqatat e homoseksuale lajmëruan se do të manifestojnë kundër Madonnës, kur ajo të mbajë një koncert në Shën Pjetërburg, në datën 9 gusht.
Vendimi i tyre vjen pasi këngëtares me famë botërore i ishte kërkuar që të bojkotonte ish-kryeqytetin e dikurshëm të Rusisë Cariste, për shkak të një ligji lokal, i cilësuar si homofob.
Pasi mësoi kërkesën e grupimeve gay, artistja 52-vjeçare lajmëroi se do të vazhdojë përpara sipas planit të vendosur më parë, nëpërmjet një statusi të vendosur në profilin e saj, në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Këngëtarja, pranoi nga ana e saj se nuk e shikonte ligjin me të njëjtin prizëm si homoseksualët rusë, ndërsa shtoi se i ka përkrahur gjithmonë në të shkuarën nismat “e vërteta” kundër homofobisë.
Megjithatë, deklarata e mbështetjes nga ana e Mbretëreshës së muzikës “pop” nuk ka qenë e mjaftueshme për të shmnagur bojkotin nga ana e komunitetit gay.
Top Channel