Drejtuesit ushtarakë në Mali bënë thirrje për qetësi, ndërsa lajmëruar se janë mbyllur të gjithë kufinjvë, pasi një grusht shteti gjatë mëngjesit të së enjtes rrëzoi qeverinë e ligjshme.
Aktualisht, ushtria është në në kontroll të institucioneve, televizionit shtetëror dhe kushtetuta është shpallur e pezulluar. Trupat shpallën një bojkot kombëtar ditën e mërkurë, me argumentin se nuk po u jepeshin armë dhe mbështetje të mjaftueshme për të luftuar kundër rebelëve tuaregë.
Bashkimi Afrikan ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke e dënuar ashpër ngjarjen. “Çdo grusht shteti është i papranueshëm dhe ai minon rendin kushtetues në Mali, ndërsa përbën një hap të madh pas për këtë vend”, shkruhej në një komunikatë të BA-së.
Ministri i Jashtëm i Kenias, Moses Wetangula dhe një delegacion që e shoqëronte kanë mbetur të bllokuar në Mali, ku ndodheshin për një takim zyrtar. Aeroporti i Bamakos është i mbyllur dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në funksionim.
Sipas BBC-së, presidenti i zgjedhur i vendit të Afrikës Qëndore, Amadou Toumani Toure, është vendosur në një vend të sigurt, nën mbrojtjen e rojeve presidenciale. Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Malit dhe antarë të tjerë të kabinetit, si dhe funksionarë të lartë, janë arrestuar.
Për momentin, mësimi i informacioneve nga Mali është bërë më i vështirë, pasi televizioni kombëtar është nxjerrë jashtë funksionimit. Në transmetimin e vetëm në 48 orë, gjenerali Amadou Sanogo bëri vetëm një lajmërim të shkurtër, në të cilin shpalli se një gjendje shtetrrethimi është shpallur dhe se trupat ushtarake tashmë kanë kontrollin e vendit, por nuk specifikoi asnjë detaj të mëtejshëm.
Top Channel