Britani, zbulohen 30 mijë monedha romake

22/03/2012 22:55

Arkeologët britanikë kryen një ndër zbulimet më të mëdha historike të viteve të fundit në vend; gjetjen e mbi 30 mijë monedhave hekuri që i takojnë periudhës romake.

Monedhat u gjetën në qytetin Bath, në zonën arkeologjike e identifikuar më parë si ndërtesë romake e shekullit të 3-të pas Krishtit.

Monedhat janë transportuar menjëherë në Muzeun Britanik,  ku do t’i nështrohen studimeve të mëtejshme për të zbardhur sa më shumë të dhëna për kohën që mendohet se i përkasin. Ato mendohet se i përkasin pretorit romak, ose autoriteti fuqiplotë qeverisës i deleguar nga Roma.

Përafërsisht, arkeologët dhe historianët britanikë mendojnë se monedhat i përkasin viteve 270 pas Krishtit, kur perandoria romake ndërmori një sërë reformash duke e ndarë vendin ishullor në dy province, Britania e Epërme dhe Britania e Poshte vija ndarëse e të cilave ishte Muri i Hadrianit i ndërtuar që në vitin 128 pas Krishtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA