Marco Kurz. " /> Marco Kurz. ">
Kaiserslautern ka bërë të ditur të enjten se trajneri i ri i ekipit do të jetë Krasimir Balakov. Ish-futbollisti bullgar do të zëvendësojë në krye të skuadrës gjermane teknikun e shkarkuar Marco Kurz.
“E pranova ofertën sepse mendoj se mund ta evitoj rënien nga kategoria. Është një projekt afatgjatë dhe kemi synim që klubi të bëhet në të ardhmen një pjesë e paluajtshme e Bundesligës”, është shprehur 45-vjeçari për mediat gjermane.
Balakov ka luajtur me Stuttgartin në Gjermani në periudhën 1995-2003 dhe për një kohë të shkurtër ishte lojtar-trajner i këtij ekipi. Ish-organizatori ka qenë pjesë e ekipit bullgar që doli në vendin e katërt të botërorit USA 1994.
Objektivi i tij do të jetë shpëtimi i Kaiserslautern që deri tani ka grumbulluar vetëm 20 pikë dhe në 16 takimet e fundit nuk ka arritur anjë sukses.
Top Channel