Kaiserslautern ka lajmëruar të martën shkarkimin nga detyra të trajnerit Marco Kurz pas rezultateve të dobëta të ekipit që renditet i fundit në Bundesligë.
Ka plot 16 ndeshje që skuadra gjermane nuk njeh fitore dhe drejtuesit kanë menduar që ndërrimi i trajnerit mund ta nxjerrë ekipin nga kriza e thellë.
Kurz ka qenë teknik i Kaiserslautern që nga viti 2009 dhe arriti ngjitjen në Bundesligë që në sezonin e tij të parë në stolin e skuadrës, ndërsa në Bundesligë u rendit në vendin e shtatë gjatë kampionatit pasardhës
Zëvendësi Oliver Schaefer dhe trajneri i portierëve Gerry Ehrmannm do të jenë në krye të ekipit përkohësisht deri sa të vendoset tekniku i ri.
“Pas humbjes 4-1 ndaj Schalke 04 dhe pas shumë diskutimesh jemi të bindur për vendimin tonë. Kemi marrë masa në javët dhe muajt e fundit, por asgjë nuk funksionoi”, theksoi presidenti Stefan Kuntz për ‘Bild’.
Top Channel