Kupa, Flamurtari pret biletën në Shkodër

21/03/2012 17:00

Flamurtari arriti një sukses përcaktues në Shkodër, përballë Vllaznisë vendase, duke prerë kështu biletën midis gjysmëfinalisteve të Kupës së Shqipërisë.

Një gol i vetëm i Pero Pejiç i mjaftoi vlonjatëve për të bërë diferencën, në të 63’. Nëse vendasit do të kishin fituar, ekipi i drejtuar nga Shkëlqim Muça rrezikonte eliminimin.

Në ndeshjet e tjera, është konfirmuar edhe kalimi për Skëndërbeut dhe Kastriotin, ndërsa Tirana, fituese e Kupës në fuqi, vinte në ndeshjet e fundit si e kualifikuar që më parë.

Korçarët, kampionë të Shqipërisë, bënë detyrën duke mposhtur rivalët e Laçit në fushën e Peqinit, ku bardhekuqtë luajnë ndeshjet, për shkak të pezullimit të fushës së tyre.

Bylisi nuk u vendos asnjëherë në vështirësi përballë një Kamze të eliminuar që më parë, duke fituar 5-1 në Ballsh, por fitorja nuk i shërbeu, pasi Kastrioti mundi Tiranën (2-1), duke siguruar vendin në katërshe.

Fituesi i Kupës së Shqipërisë, fiton të drejtën që të marrë pjesë automatikisht në raundin e dytë paraeliminator të Europa League. Për hërë të parë në historinë e Kupës, ajo është zhvilluar me një format me grupe deri në çerekfinale. Të “mbijetuarit” do të përballen kokë më kokë në gjysmëfinale, në ndeshje vajtje-ardhje, përpara se fituesi të përcaktohet në një finale të vetme.

Top Channel