Juventusi në finalen e Kupës së Italisë

21/03/2012 01:51

Pas 120 minutash Juventusi kalon në finalen e Kupës së Italisë, duke mundur Milanin në kohën shtesë.

Edhe pse në barazim 2-2, për kualifikimin e skuadrës së Kontes ndikoi fitorja e takimit të parë në San Siro 1-2. Në këtë ndeshje në Torino ishte Del Piero ai që zhbllokoi takimin duke i marrë kohën Amelias në pjesën e parë.

Në të dytën është një Milani e vë më shumë në vështirësi Juventusin e tërhequr edhe pse me pak lojtarë të formacionit. Mesabah barazpeshon shifrat në minutën e 51-të pas një krosimi të Mekses, ndërkohë që pak minuta nga përfundimi i ndeshjes është Maksi Lopez i cili shënon golin e dytë për Milanin duke e cuar këtë ndeshje në kohën shtesë.

Juventusi e fillon më mirë kohën shtesë dhe sulmon disa herë, deri në momentin kur Vucinic nga një distancë e largët shanon golin e barazimit, një barazim 2-2 ky që i jep mundësinë e kualifikimit për në finalen e Kupës së Italisë Juventusit, i cili siguroi billetën për në Romë aty ku do të luhet kjo finale, ndërkohë që kundërshtarin do ta mësojë të merkurën në mbrëmje, nga fituesi i ciftit Napoli-Siena. Takimin e parë e ka fituar Siena 2-1.  

                                                                                                                                                                                         

Top Channel