Indi, ish-Mister Universi mbush 100 vjeç

21/03/2012 11:55

Një ish-Mister Univers, i cili ka mbushur 100 vjeç, është shprehur se lumturia dhe një jetë pa tensione janë sekretet e jetëgjatësisë së tij.

Manohar Aich, vetëm një metër e gjysmë i gjatë, ka kaluar shumë pengesa gjatë jetës, mes të cilave edhe varfërinë, punën në fusha dhe një periudhë kohe në burg, por tashmë të gjithë fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e tij janë mbledhur në Kalkuta për të festuar këtë përvjetor të veçantë.

Aich ka fituar titullin Mister Universi në vitin 1952. Përveç lumturisë dhe jetës së qetë, sipas tij ka ndihmuar edhe një dietë shumë e thjeshtë që konsiston në qumësht, fruta, perime, oriz dhe peshk. Gjithashtu 100-vjeçari nuk pi duhan dhe nuk ka konsumuar kurrë alkool.

“Ndihem ende shumë mirë dhe i fortë”, shprehet Manohar Aich.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA