E bija e Tymoshenko: Çështje për jetë a vdekje

21/03/2012 21:00

“Rasti i mamasë sime nuk është vetëm politik, është një çështje jetë a vdekje. Komuniteti ndërkombëtar duhet të na ndihmojë për t’i ushtruar presion qeverisë ukrainase për respektimin e standarteve demokratike”.

Është ky apeli që ka bërë në një seminar Eugenia Tymoshenko, e bija e ish-kryeministres ukrainase Yulya Tymoshenko, që ndodhet në burgun e Kievit dhe vuan nga dhimbje të forta në shtyllën kurizore.

“E pash një javë më parë, ajo nuk është mirë dhe nuk merr kurat e duhura. Mamaja ime është në izolim total dhe nuk mund të vizitohet nga mjekët e saj të besuar”, ka thënë vajza.

Eugenia rikujton se si autoritetet ukrainase vazhdojnë të falsifikojnë informacionet mbi gjendjen shëndetësore të së ëmës, e cila sipas saj mbetet kritike.

“Ajo nuk është në gjendje të ecë për shkak të problemeve serioze që ka në shtyllën kurizore dhe më 15 mars edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, me një vendim të papreçedent, kërkoi që mamaja ime të transferohet në një strukturë mjekësore të specializuar. Por, edhe pse ka kaluar një javë, kjo nuk ka ndodhur”, vijon vajza.

Ashtu si Tymoshenko, edhe eksponentë të tjerë që i bëjnë opozitë qeverisë së Yanukovych, si ish-ministri i Brendshëm, janë mbyllur në burg prej më shumë se një viti si pasojë e disa proçeseve farsë të cilëve u janë nënshtruar dhe torturave e keqtrajtimeve që kanë pasuar në qeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA